>
LETERSISHQIP

Përballje 2

Ju që me fjalë më rënduat !
pamenduar për dhimbjen time,
mos vallë nga ligësia u çliruat
duke shfryrë mellefet meskine.

Kjo botë tinxare, tinxare si ju,
xiflosur nga urrejtja e mekati
brengosur iken pa e ditur se ku,
si lumejët dal nga shtrati

Në udhen, pa udhë i munduar,
përballur me ujqërit grabiqar,
nga jeta tej i stërmunduar
përpiqesh të dalësh fitimtar'

Kur fjala humbet peshën
paturpësia griset si zhele ...
në udhën e pa udhë ikën
kacafytyr me mendjet rrebele