>
LETERSISHQIP

Shtigje Jete

Çdo e mirë e çdo e keqe,
është peshqeshi ikësaj jete,
hapi portën shtroi konak
fati shkuar, troket pak...

Sytë përherë ikin vrapuar
janë magjia e përvëluar
sa bukur që din t`flasin
dhe kur lotët i rrëshqasin,

Gjuha e gjatë është bela,
mjaltë, zeher me vete ka,
kockë s`është, kockë thyen,
shpirtin brenda, t`grryen,

Mendja e lehtë t`vë siklet,
të prishë planet në jetë,
prandaj kurr mos nxito
hapi i shpejt të rrëzo...

Vargu shkruar do rimuar,
është si drita rreze lëshur,
çdo lexues, bënë për vete,
në çdo` shpalosje flete...

Jeta është tej hileqare,
por e bukur e lajkatare,
vjen t`puthë e t`thumbon,
me në fund, në dhe të çon''

Prandaj kurrë mos nxitoni,
larg të ligut ju qëndroni,
kohën tuaj mos e harxhoni,
është flori, mos harroni...

Gjithmonë koha është çmuar
në çdo hap duhet vlersuar,
sytë e shpirtit flasin shkrujnë,
çdo t`fshhtë në zemër ruajnë.