Botë E Çmenduar
Ti o botë e marrosur,
nga lakmia e djallosur,
vërdallisesh hallkatur
e përdalë, cipë plasur...
Ti o botë, veshë shpuar,
udhës tënde të djallzuar
dhimbjen e bëre piktur,
zemrën e ktheve n`gur
Ti o botë e nxirë katran,
e ngrinë ujtë në havanë,
tërsisht çveshur dinitetin
vreri yt, trazon miletin,
Ti o zot, pse je larguar!?
në ç`dorë, na ke lëshuar!
vërdallisemi ,të munduar ...
djalli, shpirtin, ka pushtuar
Ti moj jetë, hallemadhe,
seç na ndave, na përçave
në bisnes, tani je kthyer...
njeri, tjetrin, duke e "shqyer"
- Poezi nga Sabrie Selimaj
{{ risposta }}
Mesatarja: {{ nStars }} / Votuan: {{ nVotes }}