Sabrie Selimaj Poezi
Sabrie Selimaj

Këtu Jam!

Nëse mall keni për mua...
unë këtu jam në prag të vetmisë,
ju mos më pyesni sa shumë ju dua,
se do mi shtoni rrudhat e pleqërisë,

Unë këtu jam,se koha më la prapa,
me ballin rrudhosur,flokët zbardhuar
njomur nga shiu e djegur nga vapa,
n`këtë botë t`çmenduar, numëroj hapat,

Kohë e vështirë, erdhi vërtetë...
rrënjët e lisit, zverdhuar nga rrënja,
gjethet rrëzohen s`i mban dot dega
bilbilit krojeve, s`i dëgjohet më kënga?

Unë këtu jam,j`u su shikoj gjëkundi....!
çerë u shty tutje ,ku u shpuri vallë
e di një ditë të gjithve do na vi fundi
por duajeni njëri-tjetrin sa të jeni gjallë

- Poezi nga Sabrie Selimaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0