>
LETERSISHQIP

Në Vatrën Time

Në vatrën time, në vatrën tuaj,
re e zezë, vërdalliset hipokrizia...
nën britmat e tyre, fal heshtjes tuaj,
me hapa galabant, ecen marrëzia.

Në udhën time në udhën tate
vuajtja përlotur, thërret'' përse?
mos vallë kjo botë është e marrosur,
e`pas marrëzisë vrapojmë dhe ne ?

Në vatrën time në vatren tuaj
mendimet ngrysur, ngadal i bluaj,
në vëndin tim, më duket vetja e huaj
ngrysem, gdhihen me çmendurin tuaj ?

Në vatrën time në vatrën tuaj
një i çmendur i vërdallis të gjithë
unë përsëri heshtur, vazhdoj të vuaj,
mos vall jetojmë, n`epoken e çmendurisë ?