>
LETERSISHQIP

Jo Gjithmonë

Ti` mos më kujto në udhën e vetmisë...
Vazhdo udhëtimin,kokën mos kthe prapa ,
Nëse të pyesin në ç`udhë unë mbeta ...
U "thuaj" aty ku shkëmbehen, dita e nata!

Zjarri I dhimbjes ç`do kujtim ka zhuritur...
Në hirin mbetur, s`ka më, as zë, as fjalë,
Më pas, era e mallit,gjithçka ka tretur,
Shpirti i plagosur, zien si ujtë në zjarrë ''

Nëse të pyesin në çudhë unë mbeta…
U thuaj'' në shtegun e dhimbjes pafundë,
E shkura ka ca çaste të hidhura e të ëmbla,
Prandaj jo gjithmonë në jetë je fatlum..?