>
LETERSISHQIP

Vendlinja Ime

Në vendlinjen time vete rrallë,
Shpirti i malluar vrapon si re...
Në krojet e ftohta si arë i kulluar
Njom buzën e zhuritur të malleve,

Në hijen e lisit dermis e malluar,
Aty kam shkruar dhe emërin tim
Sa herë vjen pranëvera e bleruar
Ëndrrat vrapojnë gjerë në agim...

Eh, ditët ikin, hap pas hapi ...
Udhëtim i gjatë nga rinia n`pleqëri
Malli nuk shuhet gjerë n`buz varri
Kujtimet jetojnë gjithmonë n`brendësi,

Kjo jetë si vesa mbi petale
Si puthja e parë e dashurisë,
E kush në jetë vallë s`deshiroi
Të përjetoj një çast kujtimet e fëmirisë,

Tani që pleqëria trokiti në derë,
Pas kthehem përherë me kujtime
Nipërve e mbesave u them me krenari
Shikoni sa e bukur, është vendlinja ime.

E guri e lisi, fillojnë të flasin...
Bilbili krojeve këndon papushim
Aroma e pishave shpirtin më kënaqi
Duke sodisur bukuritë e vendit tim