>
LETERSISHQIP

Fjala

Fjalët pamenduar,
i lëshon, mendjelehti,
si rrufetë nxituar,
pa pikë lezeti...

Gjurmët në rërë,
vjen i prish dallga,
ëndërra merr udhë,
kur syri mbyllë qepalla,

Një mendje e mprehtë,
tjerr hollë mendimin,
në mjegullën tymënajë,
se hedh vështrimin,

Fjalët pa-menduar
të fusin në siklet...
koha, ka vertetuar,
ç`do të thotë mendjeleht,

Gjuha thyen kocka''
me forcën e mendimit,
e trishtë do ishte bota,
pa prezencen e gjykimit,

Kur flasim shumë,
s`themi asgjë,
një fjalë e vetme,
botën në këmbë ngre,

Fjalën para-kohe,
kurrë mos e shtyj tutje
më pas nuk kthehet më,
sa do t`i bësh lutje,

Në mjegullen e dendur,
ujqërit ulërijnë,
në oden e durimit,
mendjendriturit rrinë