Sabrie Selimaj Poezi
Sabrie Selimaj

Ti Eja

Ti eja me fishkëllimat e erës, eja,
të ndiej aromën e lules dashuri,
më shpjerë, atje ku lulëzon Pranëvera,
më pas më mbështjell në tëndin gji...

Më ler të lutem, më ler ...
të puth,me etje në gushë e faqe,
të ndiej, të prek,e shtrejta ime si dikur,
ndjenjat e dashurisë të bëhen vargje

Më prit, si presin agimet, diellin,
të shuaj mallin që më djeg në gji...
puthjet e dashurisë ta ndezin zjarrin
mbi buzën e kuqe, flakëruar si qershi

- Poezi nga Sabrie Selimaj



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0