Sahit Shala Poezi
Sahit Shala

Tema: Poezi Për Natyrën


Gjumi

Perse te flije, o natë pa re?
Kur tash me yjet sikur po flasë.
Me mirë te rri heshtur pa zë.
Se, kam perse? Mendjen ta vras.

Tash kur po i flas yllit polar.
Gati ta nisë një serenadë.
Jam ca i lodhur, gjumi s'ma le.
Madje me vete nuk kam kitarë!

Mendja vërtitet, këtej, athej.
E unë sodisë, kënaqem, e s'çmallem.
Natyrë e dashur, vetëm s'me le.
Me sy te hapur, qe nisin vallen!

Ato valëzojnë, me pa përtim.
Mua me thërrasin për një sy gjumë.
Mbase është koha, paksa te q 'lodhem.
Sa jam molisur, s'qëndroi më shumë!

- Poezi nga Sahit Shala


- U dërgua nga SahitShala -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0