>
LETERSISHQIP

Nentori I Dytë

Pa u nda mirë drita e terri
Sihariq na vije nga deti

Lum si ne, se kush ka ardhë
Burrë me nam, me mjekër t 'bardhë

Atë ia dhanë vitet e rënda,
Për shumë vjet, atdheun në pranga

Një pas njësh, shumë hordhi
Duke bërë, si është më zi

Bëmë shumë faqe n 'histori
Veç me shtypje e me t 'zi

Me kërbaç, a me dredhi
K’ta çapoj që i kem komshi

Duke vrarë e djegë shtëpi
Bën Evropa sikur s'di

Na ndanë trojet, një nga nji
Na i ka nda trojet etnike

Ku është folur gjuha shqipe
Brez pas brezi, mija vite

Sot u gëzua, qiell e mal
Kush është ai, që vjen mbi kal’

T’ka lakmi syri për t’i parë
Të gjithë thërrasin me zë t’mbarë:

-Rroftë Shqipnia për shqiptarë

Plaku ngjitet në balkon
Zëri i tij bëri jehonë

-Shqipëri do jesh gjithmonë

Në Nëntor, Njëzetë e Tetë
Mëvetësinë e sollëm vetë

Këtu, veç k 'tu, ti ke fole
Që prej t 'madhit Skënderbe