>
LETERSISHQIP

Deshmorit Te Kombit (Blerim Balaj)

Dukagjini lëshoj kushtrimin,
kush është djalë me dhanë betimin,
zotë atdheut për me i dalë,
këtij "shkau turrin me ia ndalë!
Ndër shqiponjat, me te para
qe bëjnë rreshta, ne aradhe,
ishte trimi, Blerim Bala,

Kur i thërret nderi atdheut,
janë bashkë nip 'te Skënderbeut.
Ai la qendrën studentore,
me i dalë zotë, tokës Arbënore
kishte shkuar në Prishtinë,
për me vu ne vend drejtësinë,
se për vite në këto troje,
shkelte "thundra shekullore".

Ne betejat, radhë e radha,
printe trimi Blerim Bala,
Ky kreshnik, kish veç lavdi,
syrin pishë, turrin duhi.
me i dalë "zot atdheut te tije!
se tremb pushka, jo as moti,
"për atdhe e kish falë zoti"!
Për lëvdata e trimëri,
ju be "serbit, shumë "halë ne sy"!

Por një ditë te zezë janari,
siç e ka zakon "barbari"!
me tinëzi si di tradhtari,
Zuri trimin n 'befasi,
posa hynte ne shtëpi,
malli i madh për nenë loken,
e largoi për pakë nga shokët!

Nëne fisnikja, nena trime!
E kish rritur me mundime.
Si shumë bijë e bija tjera,
s'na la "shkau me be pranvera",
tujë na "pre e ndjek, për hera",
shumë lanë vatrat shekullore,
ju larguan tokës Arbënore.

Ja qe sot ky "fat i zi"!
e takoi ketë djalë të ri,
qe u rritë me plotë lavdi,
si për shokë e miq te tije,
për Kosovën ne tërësi,
me lanë faqe n 'histori,
për butësi e mirësi!
Sot ç'do ditë n 'at Strelcë t 'Deçanit
i bëjnë nder pranë "lapidarit".
Bahen bashkë me shumë lavdi,
e kujtojmë veprën e tije,
nipa mbesa, pleq e t 'rijë.
E kujtojnë ketë "burrë" për jetë,
dhe i Kosovës te" qoftë i lehtë"!