Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për 17 Shkurtin

17 Shkurti

Ditë e bardhë agoi për ne
Për këtë komb e për këtë dhé
T’ia lëmë vuajtjet historisë
Faqe t 'mbarë sot kemi nisë
Na erdh Ditë e Pavarësisë

Lum si ne, çka pritëm sot
Rrëkajë me gjak e larë me lotë
Fat, kjo ditë, për t’u gëzuar
Qindra vjet kemi luftuar
Mos dhashtë Zoti për t’u harruar

Gjithandej, o ju shqiptarë
Një uratë, për ditë të mbarë
Për gjak shqipeje, në damarë
Me kësmet n'bashkim kombëtar

Qeshni, o pllaja, fusha, kodra
Bjer, lahutë e ju, o lodra
Kombi ynë nuk shuhet kurrë
Se kem shqipen më flamur

Kjo ditë shkurti, shtatëmbëdhjetë
Qoftë bekuar jetë më jetë

Por një gjë e kem nga t 'parët
-Mos harro gjakun e varret
Se askush të ndarë, s'na don
Gjëma brezat na i mallkon
S'do ketë kush se çfarë këndon

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  1660

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet