>
LETERSISHQIP

Q'ka Me I Thanë?

Vështirë me e lanë, pa e pyet veten!
Pse me ne, kështu po ndodhë?
në interes e vemi" sedrën",
Thua askush, nuk di me folë!

Q 'ka me u thanë kreshtave tona?
Për ketë rrugë ku jemi nisë,
janë ba bashkë, Drini e Valbona,
po ne pse, me u nda dyshë?

Mbi këto kreshta, e këto male,
kem be "nam në histori",
"Epitafet përmbi varre,
breza me brez, na mbajnë dëshmi!

Është "hijeshi me qenë shqiptarë!
Por me besë, e me urti!
Mijëra vjet ishim krenar,
Brez me brez, në ketë Shqipëri!

Birë i shqipes se vërtet,
asnjëherë me dredha s'flet,
Pse kaq shumë i hyjnë kësaj loje,
Të bane me nxjerrë "predha prej goje!

"Për karrige e pasuri,
shumëkush s'njeh veten e tije!
Q' ka me thanë, motrës e vëllait ?
Qe dhanë jetë ne vite e breza,
"Paske qa si kukuvajkë"
Tash t 'mashtron "luksi e mëlmesa!

Këtë liri e lamë me gjake,
se i kem varret trop, më trop,
pa kujdes se" hynë në hakë",
se me t 'zeza, kush s'është ngopë!

Nuk do mend për me kuptua,
n 'fund një varrë s'na mbetet tjetër,
mbahu sot, sa s'të ka mallkua,
"Trualli jonë është, djep i vjetër"!