Sahit Shala Poezi
Sahit Shala

Tema: Poezi Për Flamurin


Për Një Shqipe, Një Flamur

PËR NJË SHQIPE- NJË FLAMUR...
(Kushtuar 100 -vjetorit të Pavarësisë)

Po i thërret Kruja Vlorës
-Ku na i le bijtë e Kosovës?
Për t’ i m 'bluar nën krahë t 'shqiponjës
Që u qëndis prej Marigonës!

Krahët e gjatë palë më palë
Nën një çerdhe, gjithë shqiptarët
Thërrasin 'malet e Naimit,
-Të bashkohemi n’ log t 'kushtrimit!

O moj shqipe qofsh bekuar
Njëqind vjet duke luftuar,
Me gjak tonin t’ kem paguar,
Sot erdh dita për t’ u bashkuar!

Jem një shtat që s' ndahet kurrë,
Veç një shqipe në flamur!
Për Kosovë, o sot, o kurrë!
Luftuam për ditë t' lirisë
Na erdh Ditë e Pavarësisë!

Sot po mbushen njëqind vjet
Kthehet shqipja n 'truall të vet
Na thërret Vlora e Tirana,
Se sot bashkë do na bëjë Nëna!

- Poezi nga Sahit Shala


- U dërgua nga SahitShala -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 2