>
LETERSISHQIP

Tokë E Dukagjinit

Mbi Gjera vic shëmbëllen,
Si një pasqyrë,
e bardha, bora.
Sa për lakmi.
Kodra e male.
Njëra me tjetrën,
Lidhin kurora!

Klithme, e zëra.
Ndihën, pa reshtur.
Janë ca të rritur,
Te tjerë te rinjtë.
Lumenj gjarpëror.
Zdirgjen për të shuar.
Etjen e fushës.
Sa me lakmi"!

Tufa e tufa.
Me qengja e dele.
Dalin n 'kullota.
Nëpër zabele!
Nuk i tremb moti.
E as stuhitë.
Se për ti ruajt.
Kanë perënditë!


Zogjtë nga çdo anë
Fluturojnë, lirshëm.
Këngë a cicërime.
Se janë n'sheti.
Sa do te donte.
Kjo qenia ime.
Atje te shkoja.
"Se paku n 'pleqëri"!

Në Dukagjin kujt.
Si këndon xhani?
Kur vet dhe nata.
Rri gjithë tujë qeshë.
Edhe pse ika.
"Këto vjet te gjata".
Por se do vijë,
Jam plotë me shpresë!

Kurë brengë e malli!
Me behën troç.
S'kam si me be.
Nisi me shkrua.

Për dukagjin,
Sa me djeg xhani.
Ne mos ke qenë?
Me beso" mua"!