Tema: Poezi Për Stinët

Dimri

"Dimri plakë, po krehë në mjekër.
Mbushi tokën me të bardha.
Asnjë fije barë e gjethe.
As mbi kodra, as në ara!
E trumcaku, si të ja bëjë?
Cicërinë, sa s'mundet ma!
Një trodhe buke, ku ta gjeji.
Asnjë shpresë ma nuk e ka.
E kur era e tërbuar
E shëtit e sjellë vërdallë.
Mbetet n 'lutje "përgjëruar".
Ma jep "zotë një copëz dhallë"!
Fëmijët flasin, më shumë zë.
Se çdo gjë ka renë n' qetësi.
Veshë me rroba "si jastëkët".
Se nuk duan me u mërdhi!
Ca të tjerë, me topa bore.
Ja kërcasin, fët e fët.
Dordolecin, prapa shkolle.
E qëlluan, pa hunde, na mbet.
Beni i vogël për çudi.
I ra n 'mënd, kur e dëgjoi.
Cicërijë, cicëri,
Ta qirasë, "trumcakun "shkoi.

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3