Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


CORONAVIRUS NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Tema: Poezi Për 8 Marsin

Poezi Per Tetë Marsin

TETË MARSI
Ju që shqipet i përkundni
Duke u kënduar ninulla gjumi
Ju na bëni shumë krenarë
Se na lindet shqipe tarë

Jeni ju që na përkundet
E me mund e djersë na rritet
Me urat qe di veç nëna
Derisa në dritë të qitet

Gra e vajza, flladi i jetës
Duhet thënë për hir t 'vërtetës
Ndryshe jeta s’kishe si t 'nisë
Jeni shtyllat e shtëpisë

Pra respekt o miqtë e mi
Për çdo nënë mike e motër
Janë burim i dashurisë
Fllad freskie në çdo votër

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  68
0

Krijo Një Kartolinë

Të Gjitha

STORY



Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet