Tema: Poezi Satirike

Retë

Sillen e mbështillen kurrë pa u ndalë,
Se i ndjek era nga katër anë.
Kur janë të lehta, nuk na bezdisin,
Shëtisin lirshëm në tërë dynjanë!

Por kur tërbohen me bubullimën,
Bëhen aq miq, sa faj nuk kanë.
Mund t‟ bie breshër si sihariq!
E askë jashtë të mos e lanë!

Njerëzit do ikën, se ua thyen kokën,
Qe s'mbushën mend për sa shumë vjet.
Se plot me "stoqe" e kanë mbushë tokën.
E asnjë mendjen për të s'e vret!

Se po ta duam e ruajmë natyrën,
Na falë shumë t‟ mira e bereqet,
Ose për ndryshe, ajo ndërron ngjyrën,
E në vend të shiut, breshër na qet!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  1