>
LETERSISHQIP

Për Ty O Bacë

Bacë i kombit, djalë, shkua djalit
Gjoksi i tije, porsi ballë malit
Ecën rrugës me «avash»
Kish mustakun rrafshe një pashë
Se për fjalë, e për urtësi
Gjithë sa te duash me pa e ndie
N 'luftë kur hynte, shqipja vetë
Plotë, gjerdanë, mbi një xhubletë
Siç kish ditur “ZOTI vetë
Me zbrit n 'toke ketë trim me fletë
Bashkë me” H amzën” vëlla, e shokë
Në luftë e këngë janë kokë me kokë
Siç e do, nderi I “vatanit"
Janë “kreshnikë t 'vatrës t ’Jashari
Edhe në luftë iu ndihej kënga
Zhujë Selman, nuk bane ma nana
Se kur ngjitej baca e djali
Dridhej kodra, tundej, mali
Nderi I kombit e lavdisë
Faqe t 'bardha t 'historisë
Si hyjnie” mbi qiell, tek retë
Brez me brez, e jetë për jetë!