>
LETERSISHQIP

Seç Më Dole

Seç më dole në lëndinë
Vajzë, moj gonxhe, moj
Pas kodrinës ke shtëpinë
Vajzë, moj lule, moj

Zëri yt kumbon si era
Vajzë, moj dritë, moj
Jo si ty nuk ka të tjera
Ar e mjaltë, kur flet me gojë

Kur më del matanë te stani
Vjollcë, moj zanë, moj
Hap më hap të ndjek çobani
Dhe me fyll do të mashtrojë

E kur më ikën te burimi
Mbush bucelën me shpejtësi
Gojë më gojë të ndjek urimi
-Lum për sytë që të shohin ty

Kur ia merr këngës pas kodrës
Ërë e malit të shoqëron
Nur e dritë i fal kësaj bote
Lum si ai që të dëgjon

Malli shtohet e dalldiset
Si qelizat në damarë
Lutja rritet e harliset
Qesh natyra që t’ka parë