>
LETERSISHQIP

Me Eja

ME EJA
Me eja me rrezet e diellit, e me përkëdhele për pakë ne gushë
Me eja me flladin e prillit, e me çmallë zemrën qe me është mbushë
Me mall për ty po me zë muzgu, e dita me ikën shpejtë si një grime
Mbi gjethe vjeshtë qe kanë renë poshtë trungu, më lapsin tim po te bëji rimë

Me eja me ison e flladit kur sodit fushën, me arome lulesh e borzilok
Mu ngjit për pakë ne cep te gushës, qoftë dhe erë me ëndrra plote
E kur te dali muzgu i parë, do e lus flladin te me marrë me vete
Me eja tash o fat i mbare, mbi nje petale, apo krahe blete

Me eja butë e me zgjat dorën, unë do te njoh pa u hamend
Asnjë kujtim vitet s’ma vodhën, edhe pse shumë i kam ne rend
E ne mos ardhsh unë s’të shaji dot, se shprese e madhe me mban te gjallë
Kujtimet te ëmbla ti shpëlaji me lot, për të gjitha çastet qe mi ke fale

Kur drite e hënës te përkëdhele, unë bashkë me te, jam prore pranë
Edhe nje çast jete sikur te me ketë ngele, unë as njëherë si bie pish manë
Shpesh vije si zoge, por edhe flutur, se kanë krahe te lehte dhe fluturojnë
Ëndrrat e tilla me bëjnë te lumtur, ne mos gjë tjetër te ledhatoji