>
LETERSISHQIP

Bukurisë

Me atë zë si zogu i verës
Kur cicëron me ëmbëlsi
Kur ofron në shteg t 'oborrit
Çelin lulet me shpejtësi

Ballë i saj si borë mbi pllaja
Kur i shnëdrin dielli plot mall
Askund s'ka me vetulla t 'saja
Është magji që shihet rrallë

Se kur ikën tek burimi
E ruan dielli edhe hëna
Thërret natyra, -heu ku jeni
Dilni jashtë se ka dalë zana

Me gërsheta fije mëndafshi
shpalos era me një anë
Bëj shumë lutje çast pas çasti
Syri i keq për t’mos e zënë

Bukuri si në përralla
E ka shtatin si shqiponja
Flet me fjalë e shprehje të mbara
Bijë e shqipes është e zonja