>
LETERSISHQIP

Trungu

Lis me degë e mbarësi
Gjersa rrënjët e ushqenin
Rriste ëmbël me lehtësi
Njëri-tjetrit i buzëqeshnim

Merrnin degët nga ushqimet
Kush më pak e kush më shumë
I mbërthyen egotë e pësimet
U larguan pa asnjë mund

Si të tilla janë të ngrata
I dëmton era më e lehtë
Për pak vite e dekada
Njëri për tjetrin u bënë të shkretë

Tash çdo stinë i prish për vete
Degë të zbehta dhe pa ngjyra
Keq po bien njëra pa tjetrën
Nuk po shohin ditë të mira

Ajo pemë që fryt nuk lëshon
S’duhet të jetë në kopshtin tonë