>
LETERSISHQIP

Valltares

S’ka askund me sytë e vashës
Që shëndrisin si dy qershiza,
Ato flokë porsi mëndafshi
Sa të brishta, porsi filiza

Kur merr vallen e shqiponjës
Sikur ikën lart drejt qiellit
Lart mbi male si n’ pëllëmbë të dorës
Iso i mbajnë rrezet e diellit

Fat ta shohësh, kur e ndrit hëna
Nuri i saj, ndrin këtë dynja
Nuk mjaftojnë sytë shkëlqimtarë
Atë hijeshi veç për ta parë

Kur mbi supe vë bucelën
Që e ka mbushë me ujë si loti
Thotë, - nuk ik nuse kësajë vere
Pres t`më marrë një djalë i zoti

Veç një fjalë sa m’bën krenar
Kur e di se jam shqiptar
Ku jetoi Naimi e Fishta
Ku del uji prej gurrash t’brishta