>
LETERSISHQIP

Përse Nuk Ikim Nga Xhelozia?

Përse nuk ikim nga xhelozia,
Që na mbërthen e na zë n’ grykë?
Ta lëmë dhe tjetrin me halle të tija
E mos t’i rrimë pas shpine- thikë!

T’kim nga shpifjet e thashethënat,
Që n’ jetë na sjellin vetëm prapësira!
Të shohim pakëz prapa nga rrënjët,
Nëse do shohim ditë më të mira?!

Ta pastrojmë shpirtin duke qeshë si duhet,
Siç i ka hije kombit shqiptar!
E mbase fati për mbarë na shkruhet,
Apo nuk duam të na dalë mbarë?!

Qeshni, siç qeshim në festa e gëzime,
Se nuk na mbetet ndoj tjetër shpresë!
T’ikim prej rrugës, që sjell mallkime,
Apo do vdesim pa lënë ndoj mbresë?!