>
LETERSISHQIP

Skamnori

Çdo gjë rreth vetes i duket bosh
Ashtu si jeta që ai e ka
Vetëm te cepi a ndonjë qosh
E vende tjera për të nuk ka

Po si gëzohet mjeraku i shkretë
Kur ai nuk di si është gëzimi
Kur asnjë njeri me të nuk flet
E kaplon terri edhe mjerimi

E dorë e shtrirë e prekë në palcë
Se ndihet keq, zgjidhje nuk ka
Po si nuk ndodhi, qoftë dhe pahiri
Një ditë të mirë n’ jetë për ta pa’

Përse dikush ka barkun plot
Të tjerë nuk kanë dhe as një trohë
E shpirti i tyre si nuk ua thotë
T’i ndihmojmë pakë këta të gjorë!