>
LETERSISHQIP

Deri Kur?!

A mos është koha të mblidhemi tok
e t'i themi NDAL këtij mjerimi
ishim krenarë për njëqind vjet
e tash kem mbetë pa shpresë njerëzimi

Kafshatët thahen në skaji të sofrës
e me grusht kripën shumëkush shtrëngon
të tjerë kanë mbyllur dyert e votrës
e dyerve të botës lëmoshë kërkon

Në krye të vendi i vumë kusarët
që vetë i zgjodhëm me zërin tonë
tash më nuk dijmë kush ishin të parët
në shtizë po e dridhim flamurin tonë

Tokën e mbushëm përplot varre
për një ditë të mirë, , një fije shpresë
tash thua kush s'i njeh shqiptarët
se vetë e bëmë për faqe të zezë

Hasmi tash me ne s'ka punë
se vritemi vetë vëllai me vëlla
nepër parti i ngehim hundët
gazi i botës sa s' ka më

Atdheun e lamë ne pleq e plaka
e mijëra të veja me fëmijë jetimë
e çka t'u themi lokeve të ngrata
se në mes të lirisë kanë mbetë n'mjerim

Sot harruam ç'është krenaria
me VIP-a të tanë lakuriq
më s'dijmë ç'është nderi e burrëria
e para botës mbetëm një HIQ

Eh, çka t'u themi burrave të namit
që e lanë me gjak çdo shkrep e gur
në mburravecë na mbet vatani
duke e poshtëruar shqipen n'flamur

A mos është dita të mblidhemi tok
t'i shqyejmë me thonj këto marrëzira
apo të mbetemi të na qajnë me lot
e ta harrojmë ku është Shqipëria

DËRGOI: