>
LETERSISHQIP

Midis Dy Boteve

Me ngeci pena mbi leter, ne nje gropez
Shkaktuar nga loti, qe ra per ty
U mundova te shkruaj, ne nje tjeter copez
Nje lot tjeter ra, dhe gropezat u bene dy

Mundohem prape, e prape te shkruaj
Dhe letra mbushet me gropeza plot
Ndihem i larguar e bere i huaj
Letra kripezohet, e qullet me lot

Dhe me ngjan, si nje are e zhuritur
Ku thahen filizat, pa meshire ne vape
Ashtu dhe ti leter, me dukesh e uritur
Si djathi per kripe, mbeshtjelle me nape

E lashe menjane, penen e shkrete
Ashtu te lodhur, se nuk mundi
E kuptoi edhe vete, se ish e vertete
Ajo do te shkruante, firmen nga fundi

Dhe adresen mbi zarf, drejtuar asaj
Parfumosur lengshem, me eren e loteve
Pak melan te zi, leshuar pastaj
Si vule ndarese, midis dy boteve