>
LETERSISHQIP

Lodhja!

Ndodhemi labirintesh pa krye
Lodhemi e zvarrisim kembet,kuturu
Ingranazh jetesor,qe kurre s’u lye
Na braktis,na thyen e na le keshtu.

E lodhja,kufijte prek me gjunje
Si kale,me barre te rende
Ngarkuar me halle,sikur kercunje,
Aq shume,sa s’mbahet dot ne kembe.

Dhe lodhja vazhdon ritualin e saj
Labirintit rrotullohet,e trute vjell,
Si pijanece e dehur,qe thote se s’ka faj,
Kur s’mban mend,si ngel me barre, e pjell.

Pjell veten e saj,me zero fuqi
Ne enderr sheh veten,fuqi e mbinatyrshme
Me hire,me muskuj njesoj si ne rini
Mundohet te levize,eh sa gje e dhimbshme.

Labirintit mundohet te pertype kafshaten
Qan,qe u harrua,s’eshte me njeri
Urith pa sy,qe orintohet naten
Mallkon ne radhe,as vete se di.

Ndodhemi labirintesh pa fund
Si rrenje pemesh,zorreperdredhur,
Gjymtyresh,qe lodhja dot nuk i tund
Vetveten si thes,mbi krahe hedhur.