>
LETERSISHQIP

Te Lutem!

Ti hedh shikimin gjithmone,nga dera
Une ikur jam,nje rruge te gjate,
Ti thua,ndoshta,kur te vije pranvera
Dhimbja ime,s’do te njohe me nate.

Keshtu ne pritje,ti plakesh e tretesh
E malli te kalbet,dale-ngadale,
Ne shikim ti prape e njejte mbetesh
Dhe zemren e ke,te ngrohte vale.

Por une do te vonoj,e dashur nene
Nuk mund te kthehem e te vij tani,
Zinxhire te trashe me kane hedh’ ne kembe
E lote te nxehte me rrjedhin nder sy.

Andaj dhe te lutem,me prit,sa ke jete
Se ti je e vetmja,e embla dashuri,
Kur une te mbyll syte,jete mos te kete,
E di,n’ate cast,do te shuhesh dhe ti.