>
BIOSHQIP
Biografia
Edhe pse shumë pak e njohin në Kosovë, këngëtari Sajmir Morina tashmë mendon se do të mund të këtë edhe më shumë adhurues pasi ka realizuar këngën tij me njërin prej producentëve më të njohur shqiptarë, Flori Mumajesi.

“Kemi qenë shumë moti në bisedime me Florin dhe e kisha ëndërr që të bashkëpunoj me një producent kaq t mirë, e me të cilin pata nderin të punoj më të. Muzika e këngës është bërë nga Flori përderisa miksimin dhe incizimin e këngës e ka bërë Dj Zzap and Chriss.

Për të është një ndjenjë e mirë puna me Florin pasi që, sipas tij, ai është njëri prej producentëve që e ka pritur shumë mirë atë.

“Edhe pse ishte pak i lodhshëm ky bashkëpunim për shkak se disa herë me është dashur të udhëtoj në Tiranë. Mendoj se ja ka vlejtur pasi që kënga është pritur shumë mirë nga gjithë adhuruesit e muzikës sime”.

Këngë është lëshuar në fund të verës dhe këngëtari thotë se është i kënaqur me dëgjuesit deri me tani. Thotë se pret edhe më shumë që të dëgjohet.

“Deri me tani kam marr mjaft lëvdata kur dihet fakti se të bashkëpunosh me një producent siç është Flori ndoshta ehe ajo është një plus që kënga të jetë edhe me prezente në publik”.

Sajmiri deri me tani ka fituar çmimin e publikut në festivalin “Kosova Fest”. Ai po ashtu thotë se është ndarë i kënaqur me bashkëpunimin e tij me Korab Shaqirin.

Më datë 23 Maj 2010, Sajmir Morina publikon videoklipin "S'jemi Sikur Dje", në bashkëpunim me Dio1.

Më datë 30 Qershor 2011, Sajmir Morina publikon videoklipin "Ti E Din", në bashkëpunim me Nits.