>
BIOSHQIP

Një Këngë Që Flet Për Një Dashuri Në Udhëkryq, E Sjell Salih Gashi

08-10-2016
Fabula e këngës është tejet e veçantë, pasi flet për një dashuri në udhëkryq për shkak të sëmundjes, por që vijon të jetë e fuqishme dhe speciale. Salih Gashi është këngëtarë me zë të kristaltë, ndër ata që dëgjohen me ëndje dhe dëshirë gjithmonë. Klipi është produkt i produksionit “04 Production”, i dëshmuar tashmë për profesionalizëm, kualitet e cilësi. Salih Gashi dëshmon se kënga e bukur, e ndjeshme, mbetet përherë më e bukura. Teksti i këngës është shkruar me mjeshtri nga Suzana Fazliu, ndërkaq melodia është thurrur me tone artistike e mjeshtri të rrallë nga i mirënjohuri Ardian Kastrati. Salih Gashi është nga Suhareka dhe këngën e këndon me zemër e shpirt. Ai, sapo e ka prezantuar para publikun projektin muzikor “Për krejt jetën”, një këngë që ka goditur me të shpejtë shijet e publikut.
(Blerand Rexhepi - Teksteshqip.Com)