>
BIOSHQIP

Samanta: “Dikur I Bëja Fshehtas Prindërve”

02-09-2015
Samanta Karavella është aktuale me këngën ‘’SS’’, një bashkëpunim mes saj dhe Skivit, reperit të njohur kosovar.

Samanta, në një intervistë dhënë për programin ‘’Forever Young’’ në ‘’Radio Vala Rinore’’, ka thënë se bashkëpunimi i vjetshëm me reperin Onati ishte shumë i suksesshëm, andaj vendosi që të bëjë sërish diçka me dikë nga ‘’BabaStars’’.

Karavella, ka treguar se kënga është pëlqyer dhe se për këtë ndihet shumë e lumtur.

Këngëtarja e ka kujtuar edhe fillimin e saj në "Ethet e së premtes mbrëma", kur ishte 13 vjeçare. "Isha aq e vogël dhe më duket sikur kanë kaluar shumë vite. Ishte kohë e bukur", ka thënë ajo.

Samanta, ka treguar se ndonëse karrierën e ka nisur me balada, tani po mundohet ta ndjek ritmin e trendëve të fundit, ndonëse kjo çka bën është pak a shumë komerciale. ‘’E di që është pak jashtë asaj çfarë njerëzit janë mësuar të dëgjojnë nga unë, por është e momentit’’.



Në "Forever Young" është folur edhe për jetën private të saj. "Nuk ka diçka të re, nëse do të kishte, besoj do të dilte. Aktualisht jam vetëm".

Këngëtarja së fundi ka bërë edhe një ‘’pirsing’’ në buzë. "Më pëlqejnë shumë këto gjëra, kam edhe tatuazhe. Dikur i bëja fshehtas prindërve, ndërkaq tani jam rritur dhe nuk e kam problem".

Në fund të bisedës, këngëtarja ka zbuluar se projekti i radhës vjen në vjeshtë dhe se do të jetë i një formati tjetër.
(Kosovarja)

Samanta: “Dikur I Bëja Fshehtas Prindërve”