>
LETERSISHQIP

O Moj Botë

O moj botë, e lumja botë,
në syt e tu, a nuk ke lotë?!
Për të qarë, e për të qarë,
për ç'më gjeti e ç'më ka ngjarë!

Në vendin tim plot pikëllim,
ku gjëmon e oshëtin,
ku qanë nëna përmbi dhe,
mbi kokë djalit besë e fe.

Ti ku je moj, ti ku je?!
Si se sheh moj, si se sheh?!
Dhjetqind vjet moj, dhjetqind vjet,
me kufi në tokë e det.

S'mund të shihet me vëllanë,
ndaj e ndanë, e e ndanë,
Me sinorë, e sinorë,
ku ndrinë diell bie borë.

I kërkojnë pasaporta,
tek i shkon birit ke porta!
A ke parë mbi këtë dhe,
mërgimtarë në atdhe?!

Na dhe jetën na dhe torën,
t'shejtin liber edhe shkollen,
ramajan ma hapharat,
ku na njeh dhe gurë i thatë.

Na dhe besë, na dhe Kur'an,
këng kreshnike heroland,
Nibelung, e ah, e bung,
per t'na bere gurë e cung.

Për t'na thënë të pa fe,
pse mërgoni në atdhe?!

Unë me shtat nga antika,
të thurr vargje, stë ngul thika.
Ndaj ti njoh të shtatë qudirat,
gjuhët, tempujt, gjithë të mirat.

Merre mundin, ndalo turpin!
Nga plagët më shëro trupin!
Se shumë më ke rënduar druaj,
Në dhe t'imin jam i huaj!

Provo vallen ti me mua,
do të shohësh sa të dua.

DËRGOI: