Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!


Tema: Poezi Për Trishtim

Historia E Nje Gruaje Te Marre

Veteton nje mal i tere
qan per nje mekat te bere
qe nje nene s'duhet t'a beje kurre
la femije e mori burre.
Bertet qielli nga qameti
nena dhimbjen shpejt e treti!
S'desh femijen aq sa veten
ndaj atij i mohoi jeten.
Se kish' ndodh nje fatkeqesi
humbi jeten djale i ri
edhe la grua me barre
dhe ajo u be e marre.
Rrit femije ne bark te saj
per djale te ri me s'derdhi vaj.
Por levizi gur me gure
per te gjet' nje tjeter burre.
Nevoje e saj femerore
coi drejt jetes martesore
me nje djale te pamartuar
q'i dha kushte per te plotesuar.
Djale i ri me nur plot
gru' me femije nuk merrte dot.
Por vajze e re mbetur vejush'
zemren,mendjen ia kish' mbush.
E djale i ri nuk hiqte dore
me te desh' t'lidhte kurore.
Por femij' te huaj shtepia s'ia nxinte
urdheroi vejushe te re t'a linte.
E vajze e re fort u tundua
mori djale e u martua.
Por me para se martesa
udhetoi malit kthesa-kthesa,
gjeti pellg me uje burimi
i ftohte si ta kish' godit' dimri.
E u zhyt ne uje pasqyre
per te bere mekat te ndyre.
Bark te saj fort e goditi
dhe gjak femije me duar priti.
Flake u be pellg i mjere
nga gjaku i nje foshnje te ndjer
edhe burimi u be varr
nga mekat i gruas' se marr'.
Se nevoje femerore
coi ne jete martesore
por nje jete me peng perbrenda
net' me mankthe,vuajtje n'endrra.
E veteton nje mal i tere
qan per nje mekat te bere
qe nje nen' s'duhet ta beje kurre
vret femije te fleje me burre.
Bertet qielli nga qameti
per uje qe gjak t'pafajshem treti
se gru' e marre beri marrezi
la amesi per dashuri,
la ninulle per burre ne shtrat
femij' i pare ju be bajat.
Lidhi jeten me djale te ri
e la pas te mjere femi.
Dhe veteton nje mal i tere
qan per nje mekat te bere
qe nje nen' s'duhet ta beje kurre
te mbyse femij' per te marr' burre.

- poezi nga Sara Balliu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  10


Më shumë nga Sara Balliu


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet