>
LETERSISHQIP

Ti Më Je Si Lulëkuqe

Nga gjithë ngjyrat më shumë dua
a e dini cilën vallë?
Atë ngjyre e ka dhe gjaku
që na zjen në dej i valë.

Ngjyrë të kuqe ka flamuri
me shqiponjën me dy krerë,
na jep emrin më të bukur:
"Jam shqiptar me bese e nder!"

Ndaj përherë,pë çdo festë
vesh me gaz një bluzë të kuqe.
Më thotë mami fytyrëqeshur:
"Ti më je si lulëkuqe!"