>
LETERSISHQIP

Ndytës

Korb, gojëfëlliqur
Zë shqerrur, i zymtë
Hiqmu qafës!
Largohu se të hoqa
Me gurë a me pushkë.
Zëri yt mbytës
Më prishën edhe gjumin
Qetësinë dhe rendin
Kuptimin e Jetës ma humbin
Në qelbësira ndyhesh
Ndytës ke për të qenë
Dallëndyshe kurrë-Jo
Korb, korb ilexhi Po se po! ...