>
LETERSISHQIP

Trumbetat E Zërit Të Kosovës

Në zemrën e dheut tonë
Vullkane të pa shuar
Lindi kjo nëntokë.
Llavë lëshojnë grykat
Mbi Gjeografinë e Kosovës.
Foshnja, rini, pleqëri...
Kapilarë drejt PRISHTINËS
O Han i Tregut,
Oj Nëntokë e ARTË
Shembu, mbyllu, Le të ngordhë Beogradi.
Mali bashkon Malin, Podujeva e Demaçit
Përtej Mejdanit, Radonit e Jablanit...
Idriz Seferët në Karadak,
Sokolia, Kulla e Isa Boletinit
Trumbetojnë me vlug tej Kollashinit,
Hej Kaçanik e Kaçanik
Për sllav e osman, tmerr e frikë
Dukagjin, maje thepisur
Drejt qendrës, Ulpianës
Urraaa-urraaa...!
Shtëpiza gjëmon nga kasnecët
Orë Demokracie
Etje lirie
Rrufe, tërmete vit për vit
EUROPË a s'na don NE për MIK !
Jemi tuajt e jo të Azisë.
SE shqiptar i Kosovës
Do nji Zot
Vetëm LIRIA trumbeton
Botën e tërë ta zgjon...