>
BIOSHQIP

Së Shpejti Kënga E Re Nga Seldi Dhe Besian Gashi

26-09-2015
Bashkëpunimet në muzikë nga artistët tonë janë bërë shumë “in” kohëve të fundit. E numri më i madh i bashkëpunimeve u pa gjatë kësaj vere, ku disa rezultuan të suksesshme e disa mbetën nën hije. Një bashkëpunim i radhës do të na sjellin shumë shpejt këngëtarët Seldi dhe Besian Gashi, shkruan Indeksonline. Këtë e ka bërë të ditur vetë Seldi përmes postimit të në fotografie në rrjetin Instagram ku ka shkruar “coming soon-së shpejti”. Nuk dihet se cili do të jetë zhanri i këngës, mirëpo të dy këngëtarët janë në duke gjiruar skenat e videoklipit të këngës e cila shumë shpejt do të jetë gati për fansat e tyre.
(Indeksonline)

Së Shpejti Kënga E Re Nga Seldi Dhe Besian Gashi