>
BIOSHQIP

Rikthehen Seldi, Aferdita Dhe Xhani Ne DWS

26-05-2012
Sic eshte thene qe ne naten e pare te "Dancing With the Stars", surprizat ne formulen e garimit ne kete edicion nuk kane te sosur. Formula e re qe producentja perfshiu ne garen e ketij viti ishte e njohur ne te gjitha realizimet e ketij spektakli ne Itali, Amerike, Angli etj., pra rimarrja ne gare e te eliminuarve gjate javeve te ndryshme. Keshtu qe, ne fillim te puntates se kesaj te enjteje u tha se do te hapej votimi per te shtate te eliminuarit, ne te cilet nuk u perfshi Artan Imami, qe eshte larguar me deshire nga gara per arsye shendetesore. Producentja Holta Dulaku vendosi qe ne baze te votave te publikut, i cili kishte mundesi te votonte gjate gjithe nates, te riktheje ne gare tre prej shtate te eliminuarve. Ne fund te votimit, u shpallen te rikthyer Xhani Shqerra, Aferdita Dreshaj dhe Seldi Qalliu.

Ata do te vijne ne javen e ardhshme, te barabarte me konkurrentet e mbetur. Nje tjeter vecanti e kesaj puntate ishin kercimet popullore shqiptare qe realizuan ciftet. Te gjithe i shijuan vallet e kostumet popullore qe perfshinin te gjithe Shqiperine. Konkurrentet e "Dancing" realizuan me sukses vallen e Tiranes, Librazhdit, Kosoves, Dropullit e Tropojes. Cudia tjeter, qe sic u pa ishte ruajtur sekret per te gjithe, ishte falja e eliminimit per kete nate. Te emocionuar, tre konkurrentet qe rrezikonin te shkonin ne ' dance off', e te humbisnin keshtu te drejten per te vazhduar garen, kane shpetuar te gjithe. Keshtu, ne spektaklin e radhes do te shohim ne skene plot nente cifte. Por, ndersa finalja e madhe eshte shume afer, fiks pas tre javesh, formula e garimit dhe e eliminimit eshte bere vertete nje mister. Se sa cifte do te shkojne ne finale e se si do te behen eliminimet, asgje nuk dihet me. Surpriza te medha na presin ne keto tri jave te fundit te "Dancing With The Stars". Producentja po eksploron formula te suksesshme, per te mos e mbajtur ne rutine kete gare, por per te cuditur e mbajtur ne ankth gjithkend, deri ne shpalljen e fituesit te madh.
(bluetooth)

Rikthehen Seldi, Aferdita Dhe Xhani Ne DWS