>
BIOSHQIP

Seldi Eliminohet Perfundimisht Nga Dwts

01-06-2012
Nuk ka arritur ta shijoje me shume se nje puntate rikthimin e tij ne "Dancing with the Stars". Seldi, si me pak i votuari nga kombinimi i pikeve mes jurise dhe publikut eshte vendosur balle per balle bukuroshes Adelina Tahiri ne sfiden "Dance Off". Mes nje Mamboje dhe nje Rumba, te dyja jo fort te pelqyera nga Ilir Shaqiri, u zgjodh performanca e Adelines. Ndryshe nga mbremjet e shkuara, ne puntaten e te enjtes te spektaklit te suksesshem te "Tring Dixhital" e "Vizion Plus", u vune ne gare 9 personazhe VIP, pas rikthimit me votat e publikut te tre prej te larguarve si Aferdita Dreshaj, Seldi Qalliu dhe Xhani Shqerra. Yjet performuan ne gjini te ndryshme nga Pasodoble, Charleston, Tango apo Samba. Por kjo nuk ishte e vetmja performance e personazheve VIP ne mbremjen e te enjtes, vetem dy puntata larg finales se madhe.

Te gjithe se bashku, ata u vendosen ne pisten e kercimit ku ne menyre krejt spontane prezantuan ato levizje qe kane mesuar deri tani, teksa juria iu therriste emrat. Kejsi Tola ishte e ftuara speciale e "Dancing With the Stars", e cila interpretoi te enjten mbrema nje prej kengeve hit.
(vizion plus)