>
BIOSHQIP

Seldi Sfidon Sinanin Ne Territorin E Vet

20-06-2012
Dy ish-miq dhe bashkepunetore, sot jane bere konkurrente te forte te turbo folkut. Seldi Qalliu konkurron ish-bashkepunetorin e tij ne territorin e ketij te fundit, qe eshte pikerisht muzika turbo folk. Kete jave Seldi Qalliu ka publikuar duetin me kengetaren e njohur nga Kosova, Mimoza Shkodra. Kengetarja nga Kosova eshte shume e njohur per publikun dhe per kenget e saj, te cilat i perkasin rrymes muzikore turbo folk. Seldi, i cili hyri ne tregun muzikor si kengetar i zhanrit pop, tashme me shume se kurre eshte bere perfaqesues i muzikes turbo folk. Ne fakt, qe kur nisi bashkepunimet e njepasnjeshme me Sinan Hoxhen, me kenge si: "Adrenalina", "Biondina" apo "Kuq e zi". Se fundmi Seldi publikoi kengen turbo folk "Cika e zemres", me te cilen ka pasur nje sukses te madh vecanerisht ne Kosove e Diaspore. Cfare duket qarte eshte ndryshimi prej 180 gradesh i muzikes qe performon Seldi Qalliu, qe mesa duket pasi studioi tregun, kuptoi qe kjo rryme eshte shume e preferuar. Sic dihet, Sinan Hoxha eshte nje nder kengetaret me te paguar te muzikes turbo folk ne Shqiperi. Nuk eshte cudi qe shumat marramendese me te cilat paguhet per nje koncert Sinani, ta kene bindur Seldin te shnderrohet ne levrues te kesaj rryme.
(bluetooth)

Seldi Sfidon Sinanin Ne Territorin E Vet