>
BIOSHQIP

Seldi Argëtohet Si Beqar Në Fundjavë

10-02-2013
E kemi gjetur fundjavën e kaluar në një pub të Tiranës, pasi me sa duket nuk ka pasur ndonjë angazhim me koncerte. Të gjithë ne e dimë se falë bashkëpunimit me këngëtarin e njohur Sinan Hoxha, Seldi Qalliu u katapultua lehtë në skenën muzikore, duke i djegur ato etapa që zakonisht kalojnë këngëtarët e rinj. Më vonë mësuam edhe për fejesën e tij me Dafinën, një vajzë nga Kosova që jeton në Suedi.

Madje, pak ditë më parë, ai u fotografua në lokalet e Tiranës me të, gjë që tregon se e ka sjellë edhe në familjen e tij. Por këtë fundjavë ai duket se ka preferuar argëtimin si beqar, ku vajzat bukuroshe nuk kanë ngurruar t’i afrohen. Normale, Seldi tashmë është bërë një këngëtar shumë i pëlqyer, përveçse është edhe një djalë bukurosh.
(Panorama)

Seldi Argëtohet Si Beqar Në Fundjavë