>
BIOSHQIP

Seldi Fton Të Fejuarën Në Tiranë...

15-07-2013
Seldi pas klipit “Jam bo tape” fton te fejuaren te pine bashke ne Tirane Pasi u mesuam ta shihnim gjithmone ne duete me Sinan Hoxhen, kete vere Seldi Qalliu ka preferuar te dale i vetem, sic eshte kenga e kompozuar nga vete ai “Jam bo tape”, ku ne fabulen e ketij klipi ai perfundon ne rajon policie i dehur. Duket se kjo kenge i shkon per shtat stines se veres, ku shume preferojne ta kalojne me plazh e alkool, ndersa Seldi ka zgjedhur te argetohet me te fejuaren e tij, Dafina Zeka, ne Tirane. Paparaci yne i ka fotografuar duke u argetuar ne “Lollipop Summer”, ne Tirane, javen e kaluar ne shoqerine e miqve te tjere te Seldit. Ai ka gjetur pak kohe per ta kaluar me te fejuaren e tij ne keta muaj te nxehte, ku vazhdon me koncertet se bashku me Sinanin. Fejesa e tij me vajzen kosovare Dafina mund te konsiderohet ne distance, perderisa ajo jeton ne Suedi. Meqenese koncertet nuk i japin shume kohe per jeten private, ata jane te detyruar qe te udhetojne shpesh drejt njeri-tjetrit, ndaj dhe Dafina eshte pare me shpesh ne Tirane keto kohe. Edhe pse gjithmone eshte munduar te fshehe lidhjen e tij, madje edhe duke mohuar fejesen qe ka bere ca kohe me pare, Seldi prapeseprape nuk kujdeset shume per shkrepjet e paparaceve. Gjithsesi, ndoshta ata kane bere nje plan per te mos folur per ca kohe ne media per lidhjen e tyre, derisa te kene nje plan me konkret per te jetuar prane njeri-tjetrit apo per te shpallur martese.
(Panorama Plus)

Seldi Fton Të Fejuarën Në Tiranë...