>
BIOSHQIP

Seldi: Pas Ndeshjes Erdhi Frymëzimi Për Këngën “Digjet Ballkani”

02-11-2014
Njëri ndër zërat e rinj të skenës muzikore, Seldi Qalliu ka lansuar videoklipin e ri. “Digjet Ballkani”. Është kënga e fundit e sjellë për fansat e Qalliut. Ajo u realizua si frymëzim nga ndeshja e fundit mes Shqipërisë dhe Serbisë, ka thënë Seldi për Tribuna Seldi Qalliu është njëri ndër zërat më të kërkuar të skenës muzikore shqiptare. Pas shumë sukseseve dhe hiteve të nxjerra ai ka arritur që të bëjë për vete shumë fansa, e sidomos ato të gjinisë femërore, komentet e të cilave nuk mungojnë asnjëherë karshi Seldit. Përveç këngëve solo të sjella në skenën muzikore, ai ka sjellë gjithashtu edhe shumë bashkëpunime. Bashkëpunimi me Sinan Hoxhën “Adrenalina”, është njëra ndër këngët më të klikuara shqip në kanalin YouTube. Së fundmi ka sjellë edhe një tjetër këngë të titulluar “Digjet Ballkani”. Se si lindi ideja për këtë këngë na flet vetë këngëtari Seldi në një intervistë për Tribuna. Pas ecurisë së klikueshmërisë, nxora videoklipin “Digjet Ballkani”, është njëra ndër hitet e fundit e sjellë nga këngëtari Seldi Qalliu. Pas ndeshjes së Shqipërisë dhe Serbisë erdhi frymëzimi dhe ideja për të realizuar këtë këngë. Kështu u shpreh edhe vetë Seldi i cili tha se çdo gjë nisi në momentin kur flamuri depërtoi në stadiumin e Serbisë. “Çdo gjë nisi në momentin kur flamuri depërtoi në stadiumin e Serbisë. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm. Unë isha me kompozitorin Alban Furtuna dhe tekstshkruesin Armand Drebicka, dhe me disa muzikantë të tjerë në studio ku edhe po shikonim ndeshjen e futbollit. Aty u krijua teksti dhe muzika dhe e këndova live duke përshëndetur kombëtaren e cila na krenoi me heroizmin e vet”, ka thënë Seldi. Kënga mori një hov shumë të shpejtë të klikueshmërisë nga të gjithë fansat. Të ndikuar edhe nga ngjarja në futboll, të gjithë e pritën me shumë krenari dhe entuziazëm këtë këngë. E cila për shumë pak kohë arriti të bëjë jehonë në të gjitha rrjetet sociale. Kjo e shtyu edhe këngëtarin që ti nxjerrë klipin dhe ta postojë në ‘YouTube’. “E hodha në fb dhe të nesërmen bëri xhiron e mijëra shikimeve nëpër ‘Facebook’... Duke parë ecurinë mendova t'ia bëja dhe videoklipin ku u xhirua dhe u montua për tri ditë dhe që momentalisht është në ‘Youtube’ ....videon e bëri të mundur XL pro video”, është shprehur Qalliu. Sa i përket festave të fundvitit siç duket këngëtari ende nuk ka vendosur asgjë. Ndërsa sa i përket jetës private, ai theksoi se është shumë mirë. “Për festat e fundvitit jam akoma në diskutime. Nuk e kam definuar akoma për arsye se është herët për ta vendosur vendin. Ndërsa jeta private shumë mirë”, ka thënë në fund të bisedës Seldi Qalliu. Kënga “Digjet Ballkani”, për vetëm pak ditë ka arritur të marrë 376,387 mijë klikime dhe një numër të madh të komenteve pozitive nga opinioni.
(Tribuna)

Seldi: Pas Ndeshjes Erdhi Frymëzimi Për Këngën “Digjet Ballkani”