>
LETERSISHQIP

Si Papucet E Gjyshes

Jam kthyer nga ty sot,
Të më mësosh ti thur dy fjalë...
Si papuçet e gjyshes...
Me durim e dalëngadalë.

Jam kthyer nga ty sot,
Të më japësh ndonjë recetë...
Që në këmbë tu rrijë sot e mot,
Që ta veshin përjetë.

Por ti më largohesh e nga larg
Më bërtet, me zërin e çjerrë,
E unë poezisë i shkoj në prag
E nga zemra atë e nxjerr...
Se na e ka ënda.

Të dy bashkë në një rrugëtim...
Të ndarë nga kthesat e nga destinacioni,
Të ndarë nga një fillim krejt ndryshe,
Por çlirimi ama, është i joni, i joni.
E të faleminderit ty moj poezi
që s’u ndryshke, se pa ty s’thurja dot fjalë,
siç thurte gjyshja papuçe.
Me durim e dalëngadalë
që të kenë numrin e duhur për të gjithë.
21 janar 2019

DËRGOI: