>
LETERSISHQIP

Lufto Siç Duhet

Ja pive dhe pive sa shishen e thave.
Ja qave dhe qave sa faqet i lave
dhe volle e volle gjithë llumin e nxore
Por ama kuptove, mësove që gjë nuk fitove.

U zgjove, u çove, gjithë qejf më lexove.
Shpresoj, kur më lexove diçka nga unë fitove!
Jeta nuk pihet e villet, të lutem harroje!
Kujtomë me këtë shkrim dhe jetën jetoje…

Duke qenë e gëzuar për atë që ke
e jo për atë që kishe apo që mund të kishe.
Gjërat nuk fitohen duke pirë
por duke luftuar që gjërat të bëhen më mirë,
nëse mirë gjërat nuk janë.
28 maj 2020

DËRGOI: