>
LETERSISHQIP

Epigram Për Shqipërinë

Asnjë s’rron për ty.
Të gjithë nga dy, një janë ndarë,
Një ushtar, një prift, një hoxhë, një gjyqtar,
një qytetar, një fshatar, një doktor, një horr
E s’po del njeri, të të japi pa interes një dorë.

Nga veriu në jug, veç e veç u mblodhën
E një farë të mirë për ty si s’e mbollën
Se mospërfillje po pjellin siç përçarje pollën!
E ndër ta si s’doli një i mirë, njeri i dëlirë
E s’u ngop asnjëri gjakun tënd duke pirë.

Ca shkruajnë me të majtën e ca me të djathtën,
Ca s’shkruajnë fare po presin përpara mjaltën,
Ca marrin udhën e shërbejnë mërgim..
Ah moj Shqipëri, kur/ku do gjejmë bashkë shpëtim?!

Nga mentalitet, që të bëjnë të vuash
E që më sebepet me gjak mos ti paguash,
E mos t’hidhërohesh kur afrohet dasmë,
E as mos të gëzohesh për të mjerin fitim
Nga ca lekë që u mblodhën se u bë një varrim.

Se gjyshi lekë nuk ka, as dhëmbët me i ba
Por për ndere ka sa për një të tërë dynja!
Se përndryshe flasin e ti bien samarit..
“Më thoni tash o bijë
Me sa lekë matet nderi i shqiptarit?”

Se si të mirin dhe të ligun e shkretë
Një kandar i mat që peshon me lekë
E ata që shkruajnë diku në ndonjë fletë
Si vë në refene kush qofshin gjallë a vdek.

Në këtë shtëpi të mjerë me Shqipërinë si nënë
Presin të tërë të hanë edhe pse pa dhëmbë
Ta gjej ajo se çfarë ushqimi të përgatisë
Me pak qime nderi e pak pluhur nga të lavdisë.

Barkun do e mbushim me shpresë si dikur
E po nuk sollën gjë votat, shqiptari do haj gurë
Se trutë që prej Sarkastikut Fishtës s’duhen në atdhe
Moj nënë, e di ti që atëherë, kënduar me zë dridhur..
Për ty, për ty do luftojmë ne!

Një ushtar, një prift, një hoxhë, një gjyqtar,
një qytetar, një fshatar, një doktor, një horr
Një nga veriu e tjetri nga jugu do vinë
Të rregullojnë të gjithë, ashtu të ndarë,
Tonën, Shqipërinë.

Prandaj artin ne vend le ta shpallim mbret!
E mos ti lëmë mënjanë letrarët e shkretë
Pasi drita që ata lënë shkruar diku në ndonjë fletë
Përjetësisht ndriçon e në përjetësi nuk zbehet, si një qiri
Që ndezi dikur Fishta, Mjeda, Çajupi
e me ta ndër shumë të tjerë, Naimi,
Të bëheshe ti, moj e mira Shqipëri.

Dhe ti një ditë do të bëhesh
e jo nga dallaveraxhinj, matrapazë, ballista
Që të brejnë jashtë e brenda si me qenë minj
por nga njerëz artista siç thoshte gjyshi im.
23 shkurt 2021

DËRGOI: