>
LETERSISHQIP

O Zan'bak

Se ne më nuk flasim. Duhemi!
Me aq dashuri sa na ka ngelur në zemër!
Për shkak se dikur zemrën na shkelën. Andaj druhemi!
Dhe shprehim më mirë ndjenjat në letër.

Si Erata mu duke dhe ti muzë ishe,
Zanë ke qenë, je dhe ashtu linde, e bukur!
E vetmja që djajtë e mi i fut në shishe!
E unë ujisë poezitë e mia që ti rrite.

Se fëmijë nuk kemi por poezi po shkruaj plot.
Se afër nuk jemi prandaj po të shkruaj unë sot
Si çdo ditë që kalon
Dhe ato kalojnë shpejt
E tek ty nuk më çojnë...

Por dita-ditës më shumë më afrojnë
Afër shpirtit tënd vigan,
I pa korruptuar nga lajka të kota,
Nga puthje të ftohta që dikush mund të të jap
Pa të dhënë si fillim zemrën e bashkë me të shpirtin,
Kohën e poezinë që aq shumë do.

Por poezi si unë nuk njohe tjetër të shkruaj.
Shumë ke lexuar, lexon e do të lexosh ndër muaj
Por asnjë s’shkruan tjetër për ty
Ashtu siç unë di të t’shkruaj.

Kush tjetër shkruan për ne
E jo për qejfe
A për përralla që zgjasin
Sa mund të zgjasë ajo nata
E më pas harrohen?

Sa pasi të puthin,
Të vjedhin një copëz shpirti e zemre
Për ty kujtohen?
E jo më të të shkruajnë...

Unë të shkruaj moj grua
Edhe pse më nuk flasim.
Ky jam unë
Dhe unë vetëm kështu di të të dua,
Shpirtërisht, thellësisht e me gjithë zemër!
3 maj 2021

DËRGOI: